
BRAZIL- Vala e të nxehtit që ka "pushtuar" Amerikën Latine që nga fillimi i vitit ka arritur nivele rekord këtë fundjavë, me temperaturat që kanë arritur në 62,3 gradë Celsius në Rio de Zhaneiro të Brazilit, teksa jugu kërcënohet nga shira të rrëmbyeshëm.
“Shmangni çdo ekspozim të zgjatur në diell. Qëndroni të hidratuar”, paralajmëroi bashkia e Rios përmes Platformës X, duke njoftuar temperaturat rekord.
Në periferi perëndimore, të varfra të Rios jetojnë 40% e 6 milionë banorëve të këtij qyteti. Temperatura aktuale të dielën ishte 42°C, por ajo e perceptuar u ngjit në lartësi të paimagjinueshme edhe në periferi të Kopshtit Botanik, me bimësinë e tij të harlisur, ishte 57,7°C, shkruajnë mediat e huaja.
"Ne po përpiqemi të mbrohemi, të shkojmë në zona më të hapura, afër detit, por diçka duhet bërë. Kam frikë se situata do të përkeqësohet sepse popullsia po rritet dhe shpyllëzimi po vazhdon, pasi banesat po shtohen”, tha banorja Raquel Correa, 49 vjeç, e cila po kërkonte pak qetësi në një park.
Brazil
— Abhay( मोदी परिवार ) (@AstuteGaba) March 18, 2024
Brazil issues health warning due to heat.
Brazil experienced another heatwave this weekend, with most of the country on high alert for health risks due to above-average temperatures. Although thermometers read 104 degrees in Rio de Janeiro, meteorologists said it felt… pic.twitter.com/fQxGudW3KA
Në Sao Paulo me 12 milionë banorë, e shtuna ishte dita më e nxehtë e vitit, me termometrin 34,7°C. Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar në muajin mars që nga viti 1943, kur Instituti Kombëtar Meteorologjik i Brazilit (Inmet) filloi matjet.
Edhe atje parqet ishin mbushur plot, ndërsa shumë njerëz nxituan të freskoheshin në plazhe, duke shkaktuar bllokime të mëdha trafiku në daljet e qytetit. Sipas mediave lokale, u krijua një radhë makinash prej 20 kilometrash.
Nga ana tjetër, Brazili jugor kërcënohet nga reshjet e shiut. Gjatë gjithë javës priten stuhi të forta, paralajmëruan autoritetet, pasi një front i ftohtë pritet të sjellë erëra të forta. Disa komunitete në shtetin e Rio Grande do Sul tashmë po regjistrojnë sasi jashtëzakonisht të larta shiu, ndërsa në Uruguai rrugët janë përmbytur. Ekspertët ia atribuojnë këtë paqëndrueshmëri fenomenit El Niño nga njëra anë dhe ndryshimeve klimatike nga ana tjetër./ZËRI