Bota

Po e mbante gjyshja në krahë, qeni pitbull i merr jetën foshnjes 5-muajshe

Fëmija nuk i mbijetoi plagëve të marra

E.K
Po e mbante gjyshja në krahë, qeni pitbull i merr jetën foshnjes
Pitbulli

ITALI- Një foshnjë pesë muajshe humbi jetën pasi u kafshua nga pitbulli i prindërve të tij në Itali. Në momentin e tragjedisë vogëlushi ishte në krahët e gjyshes, ndërsa prindërit kishin dalë për të bërë pazarin.

Gjyshja po ecte në kopshtin e shtëpisë, për të qetësuar të voglin që po qante, në momentin kur qeni sulmoi fillimisht gruan e moshuar dhe më pas kafshoi në kokë fëmijën.

Prindërit, rreth të tridhjetave, e çuan fëmijën me ambulancë në spital, por përpjekjet e shpëtimit ishin të kota, pasi lëndimet e marra ishin shumë të rënda.

Policia italiane ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në provincën Vercelli, në veri të Italisë ku prindërit kishin vetëm pak kohë që ishin transferuar për të jetuar. Mediat italiane bëjnë të ditur se qeni nuk kishte shfaqur ndonjëherë shenja agresioni.

Poll

MOS HUMB