Bota

“Po hanë qen dhe mace”, deklarata raciste e Trump kthehet në makth për Springfield, 33 kërcënime me bombë brenda një dite

E gjitha kjo nisi pasi gjatë debatit Tump- Harris, kandidati republikan tha se emigrantët që jetojnë në Springfield po hanë qen dhe mace.

I.F
“Po hanë qen dhe mace”, deklarata raciste e Trump kthehet
Springfield

SPRINGFIELD- Qyteti i vogël i Springfield në Ohio është kthyer në qendrën e komenteve raciste dhe ka marre kërcënime për sulme terroriste pas deklaratës së Donald Trump. Guvernatori republikan Mike DeWine tha se në 24 orët e fundit kanë marrë 33 paralajmërime për vendosje bombash në qytet, kryesisht në lagjet me emigrantë. E gjitha kjo nisi pasi gjatë debatit Tump- Harris, kandidati republikan tha se emigrantët që jetojnë në Springfield po hajnë qen dhe mace.

Thashethemet, të cilat filluan të përhapen në mediat sociale dhe më pas u përhapën nga zyrtarë të lartë republikanë, përfshijnë kryesisht emigrantë nga Haiti, të cilët kanë mbërritur me mijëra në vitet e fundit si pjesë e një plani të qytetit për të tërhequr punëtorë, sipas kësaj teorie konspirative

Pavarësisht mohimeve të përsëritura nga policia dhe autoritetet lokale, fakti që ish-presidenti republikan dhe kandidati presidencial Donald Trump iu referua thashethemeve sikur të ishte fakt gjatë përballjes me rivalen e tij zëvendëspresidente demokrate, Kamala Harris, e përshkallëzoi më tej atmosferën e tensionit në qytet. Haitianët që jetojnë atje nuk e fshehin se kanë frikë nga dhuna raciste.

Të 33 kërcënimet e bëra rezultuan të rreme tha guvernatori DeWine në Springfield. "Ne besojmë se ka një mundësi të re për të shkaktuar trazira në SHBA", shtoi ai pa dhënë detaje mbi kërcënimet.

Ata që ndodheshin brenda shkollave dhe madje edhe bashkisë duhej të evakuoheshin për shkak të kërcënimeve, ndërsa kryebashkiaku i Springfield zbuloi se ai ishte personalisht objektiv i kërcënimeve me vdekje.

Ka pasur një evakuim urgjent të studentëve, mësuesve dhe stafit tjetër në të paktën dy shkolla në Springfield dje, sipas mediave lokale. Autoritetet nuk shpjeguan menjëherë arsyen.

Guvernatori republikan i shtetit, i cili edhe pse një mbështetës i Trump ka kundërshtuar lajmet e rreme që ai përhapi, po ashtu si figura të tjera të partisë. Ai gjithashtu njoftoi se në shkolla janë vendosur 36 oficerë të forcave speciale, që kontrollojnë ambientet e jashtme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB