Bota

Vrasja makabër e dy foshnjave nga nëna në Itali, e ëma e të dashurit: Nuk e pamë kurrë shtatzënë

Më pas ajo e varrosi ate në kopësht, pranë varrit të fëmijës së parë.

I.F
Vrasja makabër e dy foshnjave nga nëna në Itali, e ëma e
Foto ilustruese

PARMA- Italia u trondit dje nga vrasja e dy foshnjëve nga nëna e tyre. Sipas hetimeve të prokurorisë e reja i kishte varrosur ata në kopështin e shtëpisë. Mësohet se ajo varrosi fëmijën e saj të dytë më 9 gusht, ndërsas fëmijën e parë rreth 1 vit më parë. Sipas hetimeve, askush nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj dhe dyshohet se ajo lindi fëmijën e dytë më 7 gusht por e varrosi më 9 gusht, pasi kishte një udhëtim jashtë shtetit.

Më pas ajo e varrosi ate në kopësht, pranë varrit të fëmijës së parë. Por ky rast është plot mistere, pasi askush nuk e ndoqi shtatzëninë e vajzës, asnjë mjek dhe ajo nuk kreu asnjëherë vizita në spital. Ajo i lindi fëmijët vetë në shtëpi dhe dyshohet se babai është i dashuri i saj.

Nëna e të dashurit të saj tha se nuk ishte në dijeni për shtatzëninë e saj dhe se ajo nuk ka thënë asnjëherë se është shtatzëne. Sipas saj, atë duhet ta ketë ndihmuar dikush tjetër, pasi nuk mund ta ketë planifikuar e vetme këtë krim makabër.

"Nuk mund të bënte gjithçka vetëm, nuk është e mundur. Njihen që në shkollën fillore, ishin bashkë, e pamë dy ditë para 9 gushtit. Ajo ishte gjatë gjithë verës me barkun e zbuluar, nuk kishte asnjë shenjë shtatzënie”, tha ajo.

Vajza tani është nën hetim me akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehjes së një kufome. Në fakt ende mister është edhe se kush e raportoi rastin. Si fillim u përfol se ishte fqinji ai që i zbuloi pasi tha se po tentonte të punonte tokën kur gjeti trupin e një foshnjë në kopsht. Por, gjyshja e vajzës tha më pas se ishte ajo që e gjeti trupin, pasi qeni po gërmonte në atë vend. Kjo ngjarje është ende e rrethuar me shumë mistere dhe e reja ende nuk ka dhënë dëshminë e saj se përse e kreu këtë krim makabër/ZËRI

Poll

MOS HUMB