
Burgu i Larisës
Greqi- Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në burgun e Larisas në Greqi.
Një i burgosur shqiptar 28 vjeç, është evidentuar nga gardianët teksa po gëlltiste plot 84 paketime kokainë.
I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut.
Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram.
Shqiptari 28-vjeçar është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër. /ZËRI/
Poll