Bota

Po vizitonte një spital, kryeministri i Haitit sulmohet me armë nga bandat

Kryeministri i Haitit po vizitonte spitalin më të madh të vendit, kur u sulmua nga bandat

I.F
Po vizitonte një spital, kryeministri i Haitit sulmohet me armë nga
Kryeministri i përkohshëm i Haitit, Garry Conille

HAITI- Gjatë një vizite në një lagje të kryeqytetit Port-au-Prince, kryeministri i përkohshëm i Haitit, Gary Conille, u sulmua nga anëtarët e një bande.

Kreu i qeverisë së përkohshme po përfundonte një vizitë në spitalin e përgjithshëm shtetëror universitar, më i madhi në vend, kur në këtë sektor u dëgjuan të shtëna me armë, tha një zyrtar për AFP.

Në videot e transmetuara nga mediat vendase, shihen policët që vrapojnë për t’u mbrojtur ndërsa dëgjohen të shtëna arme.

Conille u largua nga zona nën siguri të plotë, i shoqëruar nga policia Haitiane dhe Keniane, e cila ndodhet në Haiti, si pjesë e mbështetjes shumëkombëshe të sigurisë që u vendos nga OKB. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB