Bota

Portretizohet si Pinoku! Putin ndalon dokumentarin fitues të çmimit Oscar për propagandën e luftës: Vepër budallaqe!

Prokurori pretendoi se dokumentari jepte një “qëndrim negativ” ndaj luftës së Putinit kundër Ukrainës dhe qeverisë së tij, dhe duhet të ndalohet.

F.I
Portretizohet si Pinoku! Putin ndalon dokumentarin fitues të çmimit
kopertina e dokumentarit

RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ashpër  ndaj një dokumentari kritik ndaj luftës në Ukrainë, i cili u vlerësua me çmimin Oscar në ceremoninë më të fundit të Academy Awards. Bëhet fjalë për dokumentarin “Zoti Askush Kundër Putinit” të regjisorit rus Pavel Talakin, i cili dokumenton rritjen e propagandës së luftës në një shkollë ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, shkruan BBC.

Lidhur me dokumentarin, Putin e quajti atë një vepër me budallenj dhe të panevojshëm. Ai kritikoi ashpër Ministren e Kulturës Olga Lyubimova për vonesat në vendosjen e kufizimeve të reja në kinematë ruse.

"Ideologjikisht, ne lejojmë disa filma krejtësisht budallenj dhe të panevojshëm, dhe financiarisht nuk i mbështesim producentët tanë. Kufijtë e rinj duhet të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur,"-u shpreh Putin.

Gjykata e Qarkut Qendror mbështeti një kërkesë nga zyra e prokurorit të shtetit rus për të hequr dokumentarin nga tre platforma video online. Prokurori pretendoi se dokumentari jepte një “qëndrim negativ” ndaj luftës së Putinit kundër Ukrainës dhe qeverisë së tij, dhe duhet të ndalohet.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Kremlini ka shtuar shtypjen e zërave disidentë. Çdo shenjë publike e kundërshtimit ndaj luftës mund të rezultojë në dënime të gjata me burgim. Dokumentari, i cili është një prodhim danezo-çek, fitoi çmimin Oscar për Dokumentarin më të Mirë dhe çmimin Bafta për Dokumentarin më të Mirë më herët në vitin 2026. Kremlini i ka anashkaluar pyetjet në lidhje me dokumentarin pas fitores së çmimit Oscar.

Poll

MOS HUMB