Bota

“Princesha e kurorës”! Vajza e Kim Jong Un po trajnohet për të qenë udhëheqësja e ardhshme

Vajza e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un tani po trajnohet për t'u bërë udhëheqësja e ardhshme e vendit.

f.t
“Princesha e kurorës”! Vajza e Kim Jong Un po trajnohet
Kim Jong un me vajzën

KOREJA E VERIUT-Koreja e Veriut një nga shtetet më të izoluara, gjithmonë tërheq vëmendjen për mënyrën se si prezantohet para botës së jashtme, apo njerëzve të saj. Lideri Kim Jong Un ka prezantuar tashmë për publikun vajzën e tij 10-vjeçare. 

Vajza e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un tani po trajnohet për t'u bërë udhëheqësja e ardhshme e vendit, njoftoi sot agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar agjencinë e spiunazhit të Koresë së Jugut. Media shtetërore e Koresë së Veriut ka publikuar informacione në lidhje me detyrat publike të vajzës së Kim, Ju Ae , por jo të ardhmen e saj në politikë.

Daljet publike të Kim-it krah vajzës së tij shihen si pjesë e strategjisë për ta prezantuar atë me publikun e Koresë së Veriut dhe për t'i hapur rrugën drejt pushtetit si një nga trashëgimtaret e tij. 

Por, kush është Kim Yoo Ae

Kim i vogël besohet të jetë rreth 10 vjeç dhe është fëmija i dytë i liderit të Koresë së Veriut. Prezenca e saj publike ka qenë e shpeshtë që kur ajo u shfaq për herë të parë përkrah babait të saj në fund të vitit 2022. Ekspertët thonë se nëse vajza është një trashëgimtare e mundshme, kjo do të jetë një nismë simbolike e Kim kundër paragjykimeve patriarkale të vendit të tij, ku nuk ka pasur kurrë një udhëheqëse femër. Megjithatë, ne i kemi sytë hapur për çdo mundësi, pasi Kim Jong Un është ende i ri dhe gëzon shëndet të plotë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB