
MOSKË- "Rumania nuk është gati për një luftë të mundshme me Rusinë por duhet të përgatitet. Europa duhet të shqetësohet. Nëse Putini fiton në Ukrainë, objektivi i tij kryesor do të jetë Republika e Moldavisë. Do të jemi dëshmitarë të tensioneve edhe në Ballkanin Perëndimor,"- kështu tha kreu i Forcave të Armatosura të vendit, Georgita Vlad.
Vlad në një intervistë për "REL" tha se duhet të futet trajnimit vullnetar ushtarak për burrat dhe gratë deri në moshën 35 vjeç. Ai bëri thirrje gjithashtu për reforma ligjore për të forcuar mbrojtjen e Rumanisë kundër dronëve rusë. Së fundmi, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se një sulm rus ndaj aleancës ushtarake të NATO-s ka mundësi të ndodhë 5 deri në 8 vitet e ardhshme.
"Federata Ruse është bërë problem për rendin botëror, për demokracinë. Në fakt, është lufta e Rusisë me botën demokratike. Kjo nuk është një luftë me Ukrainën,"-shtoi ai.
Nga ana tjetër, Moska e minimizon rëndësinë e akuzave të tilla perëndimore. Në fillim të javës, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov i quajti "absurde" pretendimet se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë. Por po nga Kremlini, zëdhënësi i Moskës zyrtare Dmitry Peskov, po i konsideron stërvitjet ushtarake të aleancës si një kërcënim./ZËRI