
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III duket se ka probleme shëndetësore, pasi iu nënshtrua operacionit të prostatës. Daylimail shkruan se Mbreti do të jetë i shtruar në spital për më shumë ditë sesa ishte planifikuar fillimisht.
Sipas një burimi nga brenda Pallatit, plani fillestar ishte që monarku 75-vjeçar të shtrohej në spital për 2 ditë pas operacionit. Sipas burimeve spitalore, nata shtesë në klinikë “është rreptësisht paraprake”, por mund të ketë shkaktuar “shqetësim”.
"Kuptohet që Charles do të qëndronte në spital vetëm për më shumë se dy netë nëse do të kishte një problem të papritur”, tha burimi.
Ndërkohë Pallati ka konfirmuar më herët se monarkut mund t’i duhet të rikuperohet për një muaj, duke anuluar të gjitha detyrimet e tij gjatë kësaj kohe. Përveç Mbretit edhe Princesha e Uellsit është në spital, pasi i është nënshtruar një operimi abdominal./ZËRI