
FRANCË- Trajektorja politike e Marine Le Pen duket më e pasigurt se kurrë pasi prokurorët kërkuan një ndalim të përkohshëm nga mbajtja e posteve publike, pasi akuzohet për përvetësimin e fondeve të Bashkimit Europian. Prokurori Nicolas Barret dha deklaratën e tij përfundimtare përpara gjykatës penale të Parisit të mërkurën, duke kërkuar që Le Pen – një fytyrë e shquar e partisë së ekstremit të djathtë të Francës Rassemblement National (RN) –të përballet me një dënim me 5 vjet burg, një gjobë 300,000 € (249,439 £) dhe një ndalim 5-vjeçar nga mbajtja e detyrave piblike.
“Kjo e fundit do të ishte më e rëndësishmja për vetë Le Pen, pasi mund ta skualifikonte atë nga kandidimi për presidente në zgjedhjet e ardhshme – që do të mbahen në vitin 2027,”- tha "The Local". Le Pen ka mohuar me vendosmëri akuzat për përvetësim të fondeve, të ngritura kundër saj dhe 24 personave të tjerë.
"Prokurorët po bëjnë përpjekje për të "shkatërruar partinë (RN). Unë mendoj se dëshira e hetuesëve të rastit është që t'i privojnë popullit francez aftësinë për të votuar atë që duan,"- tha Le Pen për "Le Monde".
Me çfarë akuzash përballet Le Pen?
RN (i njohur më parë si Fronti Kombëtar) u akuzua se midis viteve 2004 dhe 2016, kishte punësuar asistentë parlamentarë për të punuar vetëm për partinë e saj, por i paguante me fondet e BE-së. Në punë ajo kishte marrë një truprojë për të, e një për të atin Jean-Marie Le Pen. Kur u mor në pyetje për rastin, Le Pen ka dhënë përgjigje të përgjithshme, ose është shprehur shkurt se "nuk më kujtohet".
Çfarë mund të thotë një vendim fajësie?
Le Pen kandidoi pa sukses për presidente tre herë, duke humbur ndaj Emmanuel Macron në 2017 dhe 2022. Por partia populiste, nacionaliste RN ka bërë avancime të konsiderueshme në disa vitet e fundit dhe aktualisht është grupi më i madh në Asamblenë Kombëtare. Ndaj janë optimistë se mund të fitojnë presidencën në vitin 2027./ZËRI