Bota

Provokon sërish Vulin: Shqiptarët janë këmbësoria e NATO-s, do përdoren si "mish për top"

Aleksandër Vulin tha se NATO i përdor shqiptarët si “mish për top” duke e konsideruar aleancën e Atlantikut si kërcënim për Serbinë.

k.m.
Provokon sërish Vulin: Shqiptarët janë këmbësoria e
Aleksandër Vulin

BEOGRAD- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin, nuk ndalet me deklaratat e tij provokuese në raport me shqiptarët. Kësaj herë në një intervistë dhënë për agjencinë serbe të lajmeve "SRNA", Vulin tha se NATO i përdor shqiptarët si “mish për top” duke e konsideruar aleancën e Atlantikut si kërcënim për Serbinë.

“Kështu e shikoj unë pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, edhe pse duhet të pranoj se ishte jashtëzakonisht logjike për mua. Kjo sepse shqiptarët janë këmbësoria e Paktit të NATO-s, kështu që ne gjithmonë kemi nevojë për mish për top. Pra për dikë që të na pastrojnë fushat e minuara në Ukrainë, sepse ndryshe sigurisht nuk do të jenë belgë apo nga ndonjë vend tjetër,”- është shprehur Vulin.

Po Vulin, vetëm pak javë më parë komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi. Takimin e Ramës me emigrantët, Vulin e pa si një cënim, duke bërë një deklaratë të fortë me thirrje nacionalist.

Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe. Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë (kështu i referohen serbët Republikës së Kosovës), le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë,”- deklaroi Vulin më 13 maj 2024.

Lidhur me këtë deklaratë, dje ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç u thirr për sqarim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Por një koment të shkurtër bëri edhe vetë kryeministri Edi Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB