Bota

Provokon Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, ka qenë dhe do të jetë

Vuçiç deklaroi se se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se shteti do të kujdeset për popullin e vet, pavarësisht se ku jetojnë njerëzit e tij.

k.m.
Provokon Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, ka qenë dhe
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë dhe anëtar i SNS-së, Aleksandër Vuçiç tha dje në Smederevë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se shteti do të kujdeset për popullin e vet, pavarësisht se ku jetojnë njerëzit e tij.

“Dhe më lejoni t’ju them, ata shpikën të gjitha llojet e gjërave dhe do të shpikin të gjitha llojet e gjërave, Kosova është pjesë e Serbisë, ka qenë dhe do të jetë, ndryshe nga koha e tyre, kur ata bënë gjithçka për t’ia dorëzuar atë”, u shpreh Vuçiç duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur para sallës ku u mbajt tubimi në Smederevë.

Më pas presidenti serb shtoi se gjithçka që fyen nënat dhe fëmijët tanë thotë më shumë për ta.

“Ne do t’i mbrojmë nënat dhe fëmijët e tyre dhe bashkërisht do ta ndërtojmë të ardhmen e Serbisë, me paga dhe pensione më të larta, por Serbia do të ecë përpara nga viti në vit. Ne do të kujdesemi për njerëzit tanë kudo që jetojnë”,- theksoi Vuçiç.

Poll

MOS HUMB