
SPANJË- Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është shpallur fajtor për puthjen ndaj lojtares Jenni Hermoso që ndodhi në Kupën Botërorë 2023. Hermoso e akuzoi Rubiales se e ka puthur atë pa pëlqimin e saj, një gjyq që ajo e fitoi., Rubiales është gjobitur me 10,000 euro. Ai u lirua nga akuzat për “detyrim dhe sulm seksual”, duke e shpëtuar atë nga dënimi me burg.
Incidenti ndodhi në vitin 2023, teksa lojtarët e Spanjës po merrnin medaljet e tyre pasi mposhtën Anglinë në Sydney për të fituar Kupën e Botës 2023. Ish-kreu i FFS kapi Hermoso nga koka dhe e puthi në buzë. Incidenti shkaktoi protesta dhe thirrje për dorëheqjen e Rubiales. Prokurorët kishin kërkuar dënim me burg për Rubiales, i cili javën e kaluar tha në gjykatë se ishte “absolutisht i sigurt” se Hermoso kishte dhënë aprovimin e saj përpara se ta puthte.
Ai e përshkroi puthjen si një “akt dashurie”, duke shtuar se për momentin ishte “diçka krejtësisht spontane”. Në dëshminë e saj në fillim të këtij muaji, Hermoso këmbënguli se ajo nuk i kishte dhënë leje Rubiales dhe se incidenti kishte “njollosur një nga ditët më të lumtura të jetës sime”.
Rubiales u akuzua për sulm seksual dhe për përpjekje për të detyruar Hermoso të thoshte se puthja kishte qenë konsensuale, një akuzë për të cilën ai u lirua. Incidenti u dëshmua nga miliona shikues televiziv dhe një stadium i tërë pasi ekipi spanjoll i femrave fitoi Kupën e Botës 2023.
Ai e dha dorëheqjen në shtator 2023 pas disa javësh rezistence ndaj presionit për t’u dorëzuar dhe pasi FIFA e pezulloi atë dhe prokurorët spanjollë hapën një hetim ndaj tij./ZËRI