Bota

Putin dhe Kim Jong-un nënshkruajnë marrëveshjen për ndihmën e ndërsjellë në rast sulmi nga një vend tjetër

Sipas Putin, Rusia nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit ushtarak-teknik me Korenë e Veriut në kuadër të marrëveshjes.

E.K
Putin dhe Kim Jong-un nënshkruajnë marrëveshjen për
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un

KOREJA E VERIUT- Një marrëveshje partneriteti strategjik u nënshkrua këtë të mërkurë në Phenian nga Presidenti rus, Vladimir Putin dhe dhe lideri I Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Sipas TASS, marrëveshja parashikon "ndihmë reciproke në rast të një akti agresioni kundër ndonjërit prej dy anëtarëve të saj". Sipas Putin, Rusia nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit ushtarak-teknik me Korenë e Veriut në kuadër të marrëveshjes.

Marrëveshja është e natyrës mbrojtëse dhe paqësore, shtoi presidenti rus, sipas së cilës Koreja e Veriut ka të drejtën e vetëmbrojtjes. Në këtë kontekst, Putin shtoi se të dy vendet qëndrojnë kundër shteteve që vendosin sanksione të motivuara politikisht.

Sipas TASS, marrëveshja do të zëvendësojë traktatet e nënshkruara në vitet 1961 dhe 2000-2001 me këshilltarin e presidentit rus Yuri Ushakov duke shpjeguar se "marrëveshja e re u arrit për shkak të zhvillimeve të shpejta në situatën gjeopolitike në botë dhe në rajon". Më herët, Kim Jong Un e kishte siguruar Rusinë për "mbështetjen e plotë" dhe "solidaritetin" e tij në konfliktin e saj me Ukrainën.

Koreja e Veriut "shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj të plotë me qeverinë, ushtrinë dhe popullin e Rusisë në kryerjen e operacionit special ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur sovranitetin, interesat e sigurisë dhe integritetin territorial të vendit të tyre’’, tha Kim./ZËRI

Poll

MOS HUMB