
RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin shkaktoi habi gjatë një mbledhjeje online, kur ngriti pyetje në lidhje me moshën e një bërthame akulli të zbuluar nga shkencëtarët rusë në Antarktidë.
Alexander Kozlov, ministri rus i burimeve natyrore dhe mjedisit, e informoi Putinin në një takim online të mërkurën se shkencëtarët në Antarktidë vitin e kaluar nxorrën një bërthamë akulli, që besohet të jetë rreth 1.2 milionë vjet e vjetër.
Në video, Kozlov shihet duke i thënë Putinit se bërthama e akullit po studiohet nga glaciologë, kimistë dhe klimatologë e se gjetjet pritet të ndihmojnë në kuptimin e procesit të ndryshimit të klimës në Tokë.
Putin asked head of the Ministry of Natural Resources and Environment of the Russian Federation, for how many years there is ice in Antarctica.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 9, 2023
Discussion of important state issues. pic.twitter.com/BRJEJ2US38
Më pas, erdhën pyetjet jo pak të çuditshme të Putinit:
- Nëse kjo bërthamë është 1.2 milion vjet e vjetër, a do të thotë kjo se në atë vend ka pasur akull për 1.2 milion vjet - pyeti Putin, Kozlovin.
Pasi ai e pyeti Kozlovin për moshën e bërthamës së akullit, pjesëmarrësit e tjerë të takimit e panë Putinin me habi.
- Po, Vladimir Vladimirovich, absolutisht e saktë - u përgjigj Kozlov.
- Apo ndoshta uji ngriu atje më vonë? Jo 1.2 milion vjet më parë, por kohët e fundit? A është e mundur një gjë e tillë? - pyeti përsëri Putin.
- Vladimir Vladimirovich, ky është akull atmosferik. Deri më tani shkenca thotë se është kështu, siç ju jam përgjigjur tashmë - u përgjigj ministri dukshëm i hutuar.
- Epo, - u përgjigj shkurt presidenti rus dhe kaloi në një temë tjetër./Zëri.ai/