Bota

Putin tregon se çfarë bisedoi me Vuçiç-in në Pekin

Gjatë një deklarate për mediat, Putin tha se Rusia ndan të njëjta shqetësime me Vuçiç-in sa i përket situatës në rajon.

Zeri
Putin tregon se çfarë bisedoi me Vuçiç-in në
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç

RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka ndarë detaje nga takimi që zhvilloi në Pekin me homologun serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë një deklarate për mediat, Putin tha se Rusia ndan të njëjta shqetësime me Vuçiç-in sa i përket situatës në rajon.

“Ai është i shqetësuar edhe për situatën që po krijohet në rajonin e tij, rreth Serbisë. Ne ndajmë këtë shqetësim”, tha Putin.

Por lideri rus nuk dha më shumë detaje. Ai u shpreh se me Vuçiç ka pasur një takim të shkurtër. Ndërkohë Vuçiç, ka deklaruar të martën se ka pasur një bisedë me Putinin, por ka theksuar se nuk ka pasur takim dypalësh./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB