Bota

Qeveria e Melonit sërish në qendër të vëmendjes, gazetarja pranon se është në marrëdhënie me ministrin e Brendshëm

Sipas mediave italiane thashethemet për një lidhje mes të dyve qarkullonin prej disa kohësh, të nxitura edhe nga prania e shpeshtë e gazetares në ngjarje institucionale dhe publike, shpesh së bashku me përfaqësuesit e qeverisë.

I.F
Qeveria e Melonit sërish në qendër të vëmendjes,
Claudia Conte dhe Matteo Piantedosi

ROMË- Qeveria e kryeministres italiane Giorga Meloni po përballet sërish me një histori rozë. Kwsaj radhe bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, i cili përflitet se është në një marrëdhënie romantike me gazetaren dhe prezantuesen, Claudia Conte. Kjo histori është konfiruar nga Conte, e cila gjatë një interviste tha se ka një marrëdhënie sentimentale me ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi.

"Është diçka që nuk mund ta mohoj, por jam shumë private në jetën time private", tha ajo.

Sipas mediave italiane thashethemet për një lidhje mes të dyve qarkullonin prej disa kohësh, të nxitura edhe nga prania e shpeshtë e gazetares në ngjarje institucionale dhe publike, shpesh së bashku me përfaqësuesit e qeverisë.

Konfirmimi zyrtar ka kthyer në mënyrë të pashmangshme vëmendjen në jetën private të mbajtësit të Viminale, një figurë qendrore në qeverinë e udhëhequr nga Meloni. Piantedosi, 63 vjeç, është i martuar dhe baba i dy vajzave, është një element që kontribuon për ta bërë historinë edhe më delikate në nivel publik dhe politik.

Për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Ministria e Brendshme për këtë çështje. Heshtja institucionale po kontribuon në nxitjen e vëmendjes së medias, ndërsa çështja mbetet formalisht e kufizuar në sferën private. Claudia Conte, nga ana e saj, zgjodhi të mos thellohej më tej në temë gjatë intervistës, duke e zhvendosur vëmendjen në tema të tjera që lidhen me aktivitetin e saj profesional dhe shoqëror.

Historia vjen në një kohë kur politika italiane tashmë është tronditur nga raste të ngjashme që lidhen me jetën private të zyrtarëve qeveritarë. Referenca më e menjëhershme është për rastin që përfshin ish-ministrin e Kulturës Gennaro Sangiuliano, i cili pati pasoja të rëndësishme politike.

Edhe pse është një situatë tjetër, episodi rihap debatin mbi marrëdhënien midis sferës private dhe përgjegjësisë publike, veçanërisht kur përfshin figura kryesore institucionale. Megjithatë, konfirmimi zyrtar tashmë e ka kthyer një thashethem në një çështje mediatike dhe politike të destinuara për t'u diskutuar në ditët në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB