Bota

QUINT-i takon disa përfaqësues të serbëve të Kosovës: Janë partnerë të besueshëm

Rohde deklaroi se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë partnerë të besueshëm.

D.XH
QUINT-i takon disa përfaqësues të serbëve të
Perfaqesuesit e QUNIT takim me perfaqesuesit e serbeve te Kosoves

KOSOVË- Ambasadorët e vendeve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania), së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë kanë takuar zëvendësavokatin e popullit, që vjen nga radhët e komunitetit serb, por kanë zhvilluar takime edhe me përfaqësues të këtij komuniteti.

Lajmi është bërë me dije nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në rrjetin social X. Rohde tha se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë partnerë të besueshëm.

“QUINT dhe ambasadorët e BE-së vlerësuan mundësinë për t’u takuar sot me zëvendësavokatin e popullit dhe përfaqësuesit e komunitetit serb të Kosovës – të cilët të gjithë janë partnerë të besueshëm në përpjekjet tona të përbashkëta për avancimin e të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë”, shkroi diplomati gjerman./ZËRI/

Poll

MOS HUMB