Bota

Raketa i rrëzohet pas shpinës, gazetarja shpërthen në lot

Youmna El Sayed po raportonte ‘live’ ditën e parë të luftës, kur predha ra mbi ndërtesë

E.K
Raketa i rrëzohet pas shpinës, gazetarja shpërthen në lot
Gazetarja gjate raportimit ne Gaza

RRIPI I GAZËS- Çdo luftë ka dhe reporterët e saj, të cilët së bashku me ekipet e mediave janë në terren për të transmetuar atë që ndodh në front. Edhe për reporterët që raportojnë nga Rripi i Gazës, orët e fundit nuk kanë qenë të lehta, i tillë është dhe rasti kur një kur një predhë goditi ndërtesën pas gazetares së Al Jazeera.

Youmna El Sayed po raportonte ‘live’ ditën e parë të luftës, kur predha ra mbi ndërtesë, duke trembur gazetaren e cila gjithsesi e mblodhi veten dhe vijoi raportimin.

Të shtunën, Hamasi nisi një sulm të papritur ndaj Izraelit, me persona të armatosur që vranë mbi 200 persona dhe morën robër në territorin izraelit. Izraeli u përgjigj duke nisur sulme ajrore në Gaza, ku u vranë mbi 250 persona.

Rripi i Gazës është një nga vendet me popullsinë më të dendur në botë, me rreth dy milionë njerëz që jetojnë në 362 km katrorë. Por, varet nga Izraeli për ujin, energjinë elektrike, telekomunikacionin dhe shërbimet e tjera, dhe importet kontrollohen me kujdes nga Izraeli./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB