Bota

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë!

Sipas tij raketa balistike iraniane që u neutralizua të mërkurën nuk kishte në shënjestër Turqinë, por një bazë ushtarake në Qipro, dhe se devijoi nga trajektorja.

I.F
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në
Rexhep Tajip Erdogan

ANKARA- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia po merr të gjitha masat e nevojshme dhe se po bashkëpunon me aleatët e NATO-s, pas sulmeve me raketa balistike nga Irani. Në lidhje me sulmin e ndodhur, Erdogan deklaroi se Turqia ka paralajmëruar që incidente të tilla të mos përsëriten.

“Incidente të tilla nuk duhet të përsëriten. Turqia nuk lë asgjë në dorë të rastësisë, kur bëhet fjalë për sigurinë e kufijve dhe hapësirës së saj ajrore, sidomos në këtë periudhë të vështirë që po kalon rajoni”, ka thënë ai.

Më herët, një zyrtar i lartë turk deklaroi se objektivi ishte Qiproja. Sipas tij raketa balistike iraniane që u neutralizua të mërkurën nuk kishte në shënjestër Turqinë, por një bazë ushtarake në Qipro, dhe se devijoi nga trajektorja.

Nga ana tjetër, autoritetet greke konfirmuan se dy prej 4 avionëve luftarakë F16 që operojnë tashmë në Qipro u ngritën në ajër pas sinjalizimeve për të neutralizuar “objekt të dyshimtë”, por nuk u verifikua përfundimisht prania e ndonjë droni iranian pranë kufijve ajrorë të Qipros. Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar edhe përplasje dhe qasje të ndryshme për kufijtë e përfshirjes së Greqisë në krizën e Lindjes së Mesme, rolin e bazave dhe mbështetjen ushtarake ndaj Qipros.

Qeveria dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shprehën se do të jenë një “strehë mbrojtëse” me praninë dhe gatishmërinë aty ku e kërkon detyrimi kombëtar, me prioritet sigurinë e qytetarëve grekë, lirinë e transportit detar dhe thirrjen për uljen e tensioneve dhe diplomaci./ZËRI

Poll

MOS HUMB