Bota

Rama ‘shigjeton’ Athinën nga Milano: Shqiptarët e Italisë nuk u detyruan të ndryshonin emrin

Teksa hoqi një paralelizëm mes dy vendeve, Rama tha se shqiptarët e Italisë kanë qenë më pak të diskriminuar se ata të Greqisë, që u detyruan të ndryshonin dhe emrin

E.K
Rama ‘shigjeton’ Athinën nga Milano: Shqiptarët e
edi rama

MILANO- Gjatë takimit që pati me shqiptarët e Italisë, Rama hoqi një paralelizëm mes situatës së tyre, dhe patriotëve që emigruan në Greqi.

Rama tha se shqiptarët e Italisë nuk u detyruan të ndërrojnë emrat e tyre, siç tragjikisht ndodhi në Greqi.

“Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje. Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike. Ju nuk e ndërruat emrin, siç u ndodhi tragjikisht motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike.

Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zilja përndjekëse e ‘E stato albanese’ por mbase formula e ekuacionit të njohjes së jashtëzakonshme”, u shpreh Rama, ndërsa u ndal dhe te akuzat e opozitës, se në takimin në Athinë, salla u mbush me shqiptarë të Shqipërisë.

“Gojë të pista, ofenduan nderin dhe dinjtetin patriotik të shqipatrëve të Gerqisë, që u shkrinë si lumi në det për të shprehur mallin për të manifestuar krenarinë e tyre për Shqipërinë”, tha Rama. 

Poll

MOS HUMB