Bota

Raporti dramatik: Hamasi më 7 tetor përdhunoi burra dhe gra

Organizata izraelite 'Të mbijetuarit e dhunës seksuale' pretendon se Hamasi më 7 tetor ka përdhunuar gra dhe burra, me disa raste, që janë tepër të rënda.

D.XH
Raporti dramatik: Hamasi më 7 tetor përdhunoi burra dhe gra
Lufta

GAZA – Izraeli ka filluar hetimin më të madh të veprimtarisë kriminale në historinë e tij, teksa zyrtarët e Tel Avivit, që studiuan pasojat e sulmeve të dhunshme të 7 tetorit, kanë gjetur prova se burra dhe gra janë përdhunuar nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik, siç pretendojnë aktivistët, shkruan "Daily Mail".

Yael Sherer, zëdhënëse e grupit izraelit të të drejtave të njeriut, ‘Të mbijetuarit e dhunës seksuale’, thotë se kishte prova, përfshirë dëshmitë okulare, të dhunës seksuale të ushtruar ndaj të dy gjinive në sulmet e Hamasit. "Kishte sulme seksuale dhe përdhunime të të dy gjinive në komunitetet në Izraelin jugor" tha ai për BBC Radio 4.

Sherer shton se viktimat e dhunës seksuale kanë pasur shenja në trup, duke shtuar se organizata militante e Hamas ka pasur si qëllim që të denigrojë e turpërojë këta individë. Provat dalin në dritë, ndërsa policia izraelite nisi hetimin më të madh për dhunën seksuale dhe krimet kundër grave të kryera në sulmet e papritura të Hamasit. “Tani është e qartë se krimet seksuale ishin pjesë e planit të Hamasit dhe qëllimi i tyre ishte terrorizimi dhe poshtërimi i njerëzve”, thuhet në raport.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, policia izraelite ka grumbulluar mijëra deklarata, foto dhe video, përmbajtja e të cilave është e tmerrshme. Në video, raportohet se ka pamje, të nënave teksa shohin që vajzat iu torturohen e përdhunohen përpara syve të tyre.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka nisur një operacion në Gaza. Më tepër se 17500 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB