Bota

Refuzoi të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Kurti gjobitet me 250 euro

Por, vetë kryeministri i Kosovës refuzoi të paraqitet në Prokurorinë Speciale, duke e konsideruar thirrjen si një veprim të motivuar politikisht.

I.F
Refuzoi të paraqitet në Prokurorinë Speciale të
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është gjobitur me 250 euro nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pasi nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK) për të dëshmuar në lidhje me çështjen e rezervave shtetërore.

Kurti u thirr për herë të parë më 10 dhjetor 2024, por asokohe ndodhej për vizitë jashtë vendit. Ndërsa, herën e dytë u thirr më 19 shkurt 2025, PSRK kërkoi nga Gjykata Themelore që ta detyronte Kurtin të dëshmonte.

Si përgjigje, Zyra e Kurtit dërgoi një letër në Gjykatën Themelore, ku kërkoi që marrja në pyetje të zhvillohej në ambientet e Kryeministrisë, duke theksuar se kjo ishte një praktikë e zakonshme dhe se Kurti ishte i gatshëm të bashkëpunonte. Por, vetë kryeministri i Kosovës refuzoi të paraqitet në Prokurorinë Speciale, duke e konsideruar thirrjen si një veprim të motivuar politikisht.

Në datën e fundit të caktuar nga Prokuroria për të dëshmuar, Kurti nuk u paraqit për të dhënë dëshminë e tij, por vendosi të merrte pjesë në një aktivitet tjetër./ZËRI

Poll

MOS HUMB