Bota

Rumania hakmerret ndaj Austrisë, e bllokon në takimet e NATO-s

Më herët, Austria kishte bllokuar Rumaninë dhe Bullgarinë për anëtarësim në Schengen

D.XH
Rumania hakmerret ndaj Austrisë, e bllokon në takimet e NATO-s
Rumania

BUKURESHT - Autoritetet në Rumani kanë bllokuar pjesëmarrjen e Austrisë në takimet e NATO-s. Veprimi duket një hakmarrje për veton e Austrisë ndaj anëtarësimit të Rumanisë në Zonën Shchengen në BE.

Austria pretendon se Rumania kërkon shumë kohë përpara se të miratonte akreditimin e oficerëve ndërlidhës të vendit të saj në NATO.

Ndërlidhja e shteteve jo anëtare të NATO-s, si Austria, ka nevojë për miratim nga secili prej vendeve anëtare të NATO-s përpara se të akreditohet. Një zëdhënës i NATO-s ka komentuar situatën disi problematike.

“Ne besojmë tek Rumania dhe Austria. Dy shtetet duhet të zgjidhin çdo çështje dypalëshe, sepse vendimet mund të ndikojnë në karrierën e oficerëve austriakë në NATO".

Bukureshti duket se nuk ndalet me kaq. Parlamenti rumun po diskuton që të miratojë një ligj, që do të detyronte Ministrinë e Brendshme të vendit, që të votojë kundër interesave të shteteve që nuk duan pranimin e Rumanisë në vendet pa kufij të zonës Schengen, në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme.

Propozimi ka si objektiv që të ‘goditen’ Austria dhe Holanda, që kanë vendosur veto në dhjetor 2022, e cila bllokoi integrimin e Rumanisë në zonën Shcengen. Austria raportohet se ka bllokuar jo vetëm Rumaninë, por edhe Bullgarinë për në zonën Shchengen.

Kujtojmë se pjesëmarrja e Austrisë në takimet e NATO-s u bllokua nga Turqia për disa vite pas vitit 2016, për shkak të vetos së Austrisë ndaj bisedimeve të anëtarësimit në BE të Ankarasë.

Nëse Austria voton kundër pranimit të Rumanisë në Shchengen në një nga dy takimet e ardhshme të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së, kryeministri rumun Marcel Ciolacu do të kundërshtojë vendimin në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, sipas mediave lokale rumune./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB