Bota

Serbia në prag të luftës civile?

Këtë deklaratë të fortë, Shapic e bëri pas paralajmërimeve të opozitës pro-europiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në ditët në vijim. Ndërkohë që protesta në rrugët e Beofradit vijojnë.

E.K
Serbia në prag të luftës civile?
Aleksandër Shapic

SERBI- Kandidati për kryebashkiak të Beogradit Aleksandër Shapic, nga radhët e partisë së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar këtë të mërkurë se vendi i tij mund të shkojë drejt luftës civile. Këtë deklaratë të fortë, Shapic e bëri pas paralajmërimeve të opozitës pro-europiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në ditët në vijim. Ndërkohë që protesta në rrugët e Beofradit vijojnë.

Aleksandër Shapic: Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një lufte civile. Për këtë arsye, i kërkoj të mos e bëjnë, sepse neve lufta civile na shkatërroi. Nuk ka ende pajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Është nxitje për konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë.

Opozita serbe vijon protestat pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën e 17 dhjetorit. Sipas tyre zgjedhjet në bashkinë e Beogradit janë manipuluar prandaj kërkojnë dhe ripërsëritjen e tyre. Por kjo kundërshton nga pala tjetër. Beogradi ka rreth 1.4 milionë votues me të drejtë vote, që është afërsisht sa një e katërta e totalit të elektoratit në Serbi./ZËRI

Poll

MOS HUMB