
GAZA- Pas disa javësh luftime intensive, ngrihet “flamuri i bardhë” për një armëpushim të mundshëm mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Raportohet se Tel Avivi ka propozuar një amrëpushim 1-javor. Por ka një kusht…lirimin e 40 pengjeve që mbahen nga militantët e Hamasit.
Mediat e huaja raoportojnë se diskutimet për armëpushim po mbahen në Kajro, aty ku këtë të mërkurë mbërriti edhe Ismail Hanije, drejtuesi politik i Hamasit, i cili jeton në arrati në Katar. Kujtojnë se si Egjipti ashtu dhe Katari janë dy vendet që kanë kontribuar në arritjen e armëpushimeve mes palëve të përfshira në konflikt.
Ndërkohë Organizata e Kombeve të Bashkuara vijon apelin për dhënien fund të luftime, pasi Gaza është kthyer në një gërmadhë, ku sëmundjet infektive për shkak të mungesës së higjenës po përhapen dhe po e fusin vendin në kolaps. 24 orët e fundit, ministria e shëndetësisë e Hamasit tha se ishin vrarë 20 persona në kampin e refugjatëve në Xhabalia në veri të Gazës, ndërsa Izraeli pranoi se kishte goditur 300 objektiva të tjerë të Hamasit./ZËRI