
PRISHTINË – Departamenti Amerikan i Shtetit ka sanksionuar Nexhat Krasniqin, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.
Sipas DASH, ekzistojnë dyshime se Krasniqi është përfshirë në raste të korrupsionit.
DASH njofton se Krasniqit ka abuzuar me postin e tij dhe se ka pranuar ryshfet.
“Si zyrtar publik përgjegjës, për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik, duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, theksohet në njoftimin e DASH.
Më tej, në njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara mbeten të vendosura, për të luftuar korrupsionin në Kosovë.
“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata në Kosovë që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Ky emërtim ripohon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, përfundon njoftimi.
Stuhia ‘Ciaran’, e cila ka prekur disa vende të Europës, ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin tonë duke krijuar vështirësi të madhe në qarkullimin e mjeteve. Rreshje të pazakonta shiu përfshinë kryeqytetin dhe kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë. Situata është problematike dhe në akset rrugore ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku, ndërsa rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave. Në qytetin e Vlorës dhe Durrësit kushtet e përkeqësuar atmosferike sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë shtë bërë dhe shkak i aksidenteve ë vend ku dy persona kanë humbur jetën. Kushtet e motit sollën probleme edhe me energjinë elektrike në disa qytete./Zëri.ai