
SIRI- Ushtria amerikane njoftoi të premten pasdite se kishte vrarë liderin e ISIS në Siri, Abu Yousif, në një sulm ajror në provincën Deir ez-Zor. Në deklaratën e saj, Komanda Qendrore e SHBA tha se në të njëjtin sulm, i cili u zhvillua të enjten, u vranë edhe dy të angazhguar të tjerë të Shtetit Islamik.
Sulmi ndodhi në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi i Bashar al-Assadit dhe Rusia.
“Ky sulm ajror është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të CENTCOM, së bashku me partnerët në rajon, për të prishur dhe degraduar përpjekjet e terroristëve për të planifikuar, organizuar dhe kryer sulme kundër civilëve dhe personelit ushtarak amerikan, aleatëve tanë dhe partnerëve tanë në të gjithë rajonin dhe më gjerë,”- tha ushtria amerikane në një deklaratë.
Po ashtu, theksuan se rreth 8,000 operativë të ISIS janë të burgosur në të gjithë Sirinë pasi organizata terroriste synon të përfitojë nga situata aktuale në vend për të depërtuar në objektet e paraburgimit dhe për t'i liruar ata./ZËRI