Bota

Shembet klubi i famshëm në Palma de Mallorca, 4 të vdekur, dhjetra të lënduar: Ishte një makth

Dyshemeja e lokalit u shemb mbrëmjen e së enjtes, duke bërë që njerëzit të binin në bodrumin poshtë, ku kishte klientë dhe staf

E.K
Shembet klubi i famshëm në Palma de Mallorca, 4 të vdekur,
Pamje nga operacioni i shpetimit

SPANJË- Shembja e një klubi në një resort turistik në Palma de Mallorca, i ka marrë jetën 4 personave, dhe ka shkaktuar plagosjen e rreth 30 të tjerëve. Shumë të tjerë mbetën të bllokuara për minuta të tëra në njuë prej klubeve më të famshëm në bregdet, një restorant buzë plazhit në rrugën Cartago në kryeqytetin rajonal Palma de Majorca.

Sipas mediave vendase, incidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 me orën lokale të enjten në mbrëmje. Ekziston frika se një numër njerëzish mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Shërbimet e urgjencës i thanë mediave lokale se po finalizonin operacionet e shpëtimit dhe po siguronin zonën pak pas mesnatës me orën lokale. Zyrtarët shtuan se ekspertët e psikologjisë do të sillen në vendngjarje për të ndihmuar të traumatizuarit nga incidenti.

Dyshemeja e lokalit u shemb mbrëmjen e së enjtes, duke bërë që njerëzit të binin në bodrumin poshtë, ku kishte klientë të tjerë dhe staf.

Një zjarrfikës e përshkroi skenën si "makth" për gazetën lokale Ultima Hora. Ai shtoi se kur ekipi i tij mbërriti njerëzit po qanin dhe bërtisnin ndërsa qëndronin rreth rrënojave të grumbulluara në dysheme.

Shembet klubi i famshëm në Palma de Mallorca, 4 të vdekur,

Shefi i zjarrfikësve në Palma, Eder García, tha për mediat lokale se shumica e të prekurve nga kolapsi ishin të huaj dhe turistë, raportoi El Pais.

Një zëdhënës i policisë lokale u tha gazetarëve se ballkoni mund të jetë shembur për shkak të peshës së tepërt të vendosur mbi të, por theksoi se shkaku është ende duke u hetuar.

Një burrë u nxor nga rrënojat me krah të thyer dhe shërbimet e shpëtimit po punojnë me supozimin se më shumë njerëz janë bllokuar.

Shembet klubi i famshëm në Palma de Mallorca, 4 të vdekur,

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u ka dërguar ngushëllime familjeve të viktimave.

Ai tha se po ndiqte nga afër të gjitha zhvillimet e fundit dhe qeveria e tij ishte e gatshme të dërgonte të gjithë ndihmën e nevojshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB