BRITANI E MADHE- Teoritë konspirative po shpërthejnë për gruan e Princit William, Kate Middleton, pasi mungesa e saj për kaq shumë ditë nga sytë e publikut u jep fansave dhe kundërshtarëve të kurorës të aludojnë se çfarë po ndodh saktësisht me gjendjen e saj shëndetësore.
Pyetja që mbetet pa përgjigje është se pse ka kaq shumë fshehtësi për rrjedhën e shëndetit të saj. Të tjerë ende besojnë se Kate është tërhequr nga sytë e publikut sepse ka një problem të rëndë shëndetësor, ndoshta ka pësuar një krizë nervore ndërkohë që gjuhët e këqija flasin në platformën “ Reddit” edhe për një divorc me Princin e Uellsit.
Një nga spekulimet e ndjekësve në rrjetet sociale thotë se Kate është shumë e sëmurë dhe për këtë arsye nuk mund të kryejë më detyrat e saj mbretërore. Dhe një nga teoritë më të çmendura që janë përhapur për Kate është se ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje në të pasme dhe po merr shumë kohë për t'u rikuperuar.
Në veçanti, në Twitter, një ndjekës pyet: "A ka bërë Kate Middleton një operacion për ngritjen e të pasmeve?" Më ka marrë malli”.
Princesha e Uellsit iu nënshtrua një operacioni abdominal, pas thashethemeve me disa skenarë që pretendonin për një sëmundje të rëndë. Pallati mbretëror njoftoi më 17 janar se operacioni i planifikuar ishte një sukses, por nuk dha detaje të mëtejshme. Mirëpo, mbretëresha e ardhshme nuk është parë në publik që kur u shtrua në klinikën ‘Marylebone’ të Londrës. Nga ana tjetër Kensington Palace ka njoftuar se Kate Middleton do të fillojë paraqitjet publike pas festave të Pashkëve./ZËRI