Bota

"Shkëmbim" sulmesh me Iranin, Izraeli lëshon urdhër të ri evakuimi nga lagjet e Bejrutit

Izraeli ka paralajmëruar disa lagje në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrutit, që të evakuohen “menjëherë” përpara veprimeve ushtarake izraelite.

zh.ll
"Shkëmbim" sulmesh me Iranin, Izraeli lëshon urdhër
sulme

IZRAEL- Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë lëshuar një paralajmërim të ri, duke thënë se kanë zbuluar raketa që po lëshohen nga Irani. Është vala e pestë në harkun kohor prej nëntë orëve. IDF po i inkurajon njerëzit në zonat e prekura të strehohen, raporton BBC.

Izraeli ka paralajmëruar disa lagje në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrutit, që të evakuohen “menjëherë” përpara veprimeve ushtarake izraelite.

Zëdhënësi i IDF Avichay Adraee thotë se paralajmërimi vlen veçanërisht për banorët e Haret Hreik, Ghobeiry, Lilaki, Hadath, Burj al-Barajneh, Tahwitat al-Ghadir dhe Chiyah.

Ai thotë se IDF nuk do të hezitojë të shënjestrojë "këdo që gjendet në afërsi të operativëve të Hezbollahut".

"Po e vini veten dhe jetën tuaj në rrezik... evakuoni menjëherë zonën", shkruan ai në X.

Poll

MOS HUMB