Bota

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantit të drogës në Belgjikë, 2 të vrarë dhe 3 të plagosur

Nga shkëmbimi i zjarrit është qëlluar për vdekje edhe i dyshuari, ndërsa dy policë të tjerë janë plagosur dhe njëri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

f.t
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantit të drogës
PAMJE NGA VENDNGJARJA

BELGJIKË- Një oficer policie u vra sot në Charleroi, në jug të Belgjikës, gjatë një hetimi për një rast të trafikut të armëve dhe drogës. Nga shkëmbimi i zjarrit është qëlluar për vdekje edhe i dyshuari, ndërsa dy policë të tjerë janë plagosur dhe njëri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Prokurori i Charleroi, Vincent Fias raportoi se ngjarja ndodhi reth orës 6.30 të mëngjesit, kur një grup i forcave speciale të policisë federale shkuan për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit. Ky i fundit qëlloi në drejtim të policisë me armë, duke u fshehur pas një dere. 

Një nga policët u vra në vend. I dyshuari u gjet i plagosur brenda shtëpisë, ndërsa ndërroi jetë pak orë më vonë në spital. Prokurori tha se oficerët po vepronin si pjesë e një hetimi për “trafikun e drogës, kontrabandimin e automjeteve dhe armëve”.

Kryeministri belg Alexandre de Croix dhe ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e policit 36-vjeçar që u vra./ZËRI

Poll

MOS HUMB