
KAZAKISTAN-Momentet e fundit të tmerrit të një bashkëshorteje që u rrah brutalisht nga bashkëshorti ministër u publikuan sot në një gjyq në Kazakistan. Pamjet e siguruara nga Dailymail tregojnë astrologen Saltanat Nukenova, 31 vjeç, duke u rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj, Kuandyk Bischimbayev, 43 vjeç, ish-ministri i ekonomisë i Kazakistanit, në një restorant që i përkiste një prej të afërmve të tij.
Gjyqi është quajtur 'gjyqi i shekullit' i ish-republikës sovjetike dhe ka tronditur publikun, duke nxitur dhjetëra mijëra të nënshkruajnë peticionet për dënime më të ashpra për dhunën në familje. Bishimbayev, i cili përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor, kishte pohuar në gjykatë se gruaja e tij kishte vdekur nga lëndimet 'e vetëshkaktuara' më 9 nëntor të vitit të kaluar.
Por pamjet e kamerave CCTV kundërshtojnë pretendimin e tij, pasi tregojnë se politikani godet me grushta dhe shkelma gruan e tij të pambrojtur për një periudhë prej më shumë se dy orësh./ZËRI