Bota

Shpërthim i fuqishëm në një depo nafte në Itali, 2 viktima, 9 të plagosur dhe disa të zhdukur (PAMJET)

Në zonë kanë shkuar me urgjencë zjarrfikësit, në mënyë që edhe të shmangin përhapjen e zjarrit në magazinat pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi.

k.m.
Shpërthim i fuqishëm në një depo nafte në Itali, 2
Pamje nga shpërthimi

ITALI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një depo nafte në Calenzano në provincën e Firences. Sipas mediave italiane, nga shpërthimi dy persona kanë humbur jetën, nëntë janë plagosur, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur. Në zonë kanë shkuar me urgjencë zjarrfikësit, në mënyë që edhe të shmangin përhapjen e zjarrit në magazinat pranë vendit ku ka ndodhur shpërthimi.

Sipas të dhënave që janë mbledhur deri më tani, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur pas rrjedhjes së naftës gjatë rimbushjes së cisternës, por ky variant ende nuk është i konfirmuar zyrtarisht.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka aktivizuar një alarm për një rreze prej 5 km nga zona e shpërthimit që ndodhi në Calenzano, duke kërkuar që njerëzit të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të mos i afrohen zonës. Po ashtu, në zonën e prekur nga shpërthimi ka një erë të fortë për shkak të djegies së hidrokarbureve, aq sa të pranishmëve u shpërndahen maska ​​për të mbrojtur rrugët e tyre të frymëmarrjes.

"Dëgjuam një shpërthim të madh, të gjithë xhamit u thyen dhe raftet ranë në tokë. Ne dolëm të tmerruar për të mbrojtur veten dhe për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Dikush mendoi se kishin hedhur një bombë, si në luftë. Furgoni im u ngrit dy metra nga toka dhe tani mezi dëgjoj,"-tha një prej punëtorëve që punojnë në kompanitë pranë zonës Eni në Calenzano (Firence). 

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi për ngjarjen duke u shprehur se po ndjek me shqetësim pasojat e incidentit dhe shpreh ngushëllimet e saj më të thella për viktima./ZËRI

Poll

MOS HUMB