
RUSI- Përmbytjet, të shkaktuara nga rritja e nivelit të ujit në lumin Ural, detyruan më shumë se 4,000 njerëz, përfshirë 885 fëmijë, të evakuohen, tha qeveria rajonale. Agjencia shtetërore e lajmeve Tass tha se 2,000 shtëpi të tjera u përmbytën, duke e çuar totalin në gati 6,300 në rajon. Ministri rus i situatave emergjente, Alexander Kurenkov, mbërriti në Orsk, një nga qytetet më të goditura për të mbikëqyrur operacionet e shpëtimit, shkruan The Guardian.
"Unë propozoj klasifikimin e situatës në rajonin e Orenburgut si një emergjencë federale dhe vendosjen e një niveli federal të reagimit," tha ministri, sipas RIA Novosti, një agjenci shtetërore e lajmeve.
4,500 ndërtesa banimi në qytetin me më shumë se 200,000 njerëz ishin përmbytur dhe përpjekjet për evakuim po vazhdonjnë. Një hetim penal ka nisur për shkelje të dyshuara të ndërtimit që mund të kenë shkaktuar thyerjen e digës. Autoritetet lokale thanë se diga mund të përballonte nivelet e ujit deri në 5.5 metra (18 këmbë). Të shtunën në mëngjes (6 prill), niveli i ujit arriti rreth 9.3 metra.
Ndërkohë një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin e Orenburgut, tha ministria e emergjencave dhe personeli i ministrisë kishte ndihmuar 3,500 njerëz të prekur nga përmbytjet në mbarë vendin në ditët e fundit.
Rajoni, i cili përfshin Orskun, si dhe provincat e tjera të Uraleve dhe pjesët fqinje të Kazakistanit janë goditur nga përmbytjet./ZËRI