SHBA- Sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, një takim i nivelit të lartë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin është planifikuar për në fund të javës së ardhshme, raporton Sky News.
Vendndodhja është ende në diskutim, tha zyrtari, por mundësitë përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungarinë, Zvicrën dhe Romën.
Data e saktë nuk është ende e qartë dhe ata nuk e dinë nëse Volodymyr Zelensky do të jetë i përfshirë.
Zyrtari tha se rusët kanë paraqitur një listë kërkesash për një armëpushim të mundshëm dhe Uashingtoni tani po përpiqet të marrë mbështetjen e ukrainasve dhe aleatëve evropianë.
Nga ana e tyre, ukrainasit kanë thënë prej kohësh se nuk do të lëshojnë asnjë territor që Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme./ZËRI