
FRANCË- Partia e Emmanuel Macron ka sugjeruar heqjen e hixhabit në publik për të gjithë vajzat e moshës 15-vjeçare. Zyra e presidentit francez tha se u kishte kërkuar ministave të dilnin me propozime të reja para qershorit. Gabriel Attal, ish-kryeministri dhe tani kreu i partisë së Macron, propozoi një ndalim për të miturit nën 15 vjeç që të mos shfaqen me hixhab në publik.
Ai u shpreh mbajtja e shamisë tek vajzat e reja minon seriozisht barazinë gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve. Attal i tha "Le Parisien" se ai donte të fuste një vepër penale për të gjithë ata prindër që detyrojë vajzat nën 18 vjeç të veshin hixhab. Propozimet e tij u kritikuan nga disa të majtë.
Ligjvënësi i partisë socialiste Jérôme Guedj tha se Attal po "ndjek të djathtën ekstreme" dhe po e kthen sekularizmin francez kundër myslimanëve. Kjo pasi në garën presidenciale të vitit 2022, kur Macron u rizgjodh, udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila doli e dyta, propozoi ndalimin e mbajtjes së shamisë nga çdo grua në të gjitha hapësirat publike në Francë.
Franca është një republikë laike e ndërtuar mbi një ndarje të qartë të kishës dhe shtetit, që synon të nxisë barazinë për të gjitha besimet private. Shteti mbetet neutral për sa i përket fesë, por duhet të mbrojë lirinë e të gjithëve për të praktikuar besimin e tyre. Në vitin 2004, Franca ua ndaloi vajzave të mbanin shami në shkollat shtetërore - së bashku me ndalimin e të gjitha simboleve të tjera fetare si kryqet ose çallmat - duke argumentuar se shkollat duhet të jenë të lira nga çdo fe.
Lajmi vjen në një kohë kur politika kombëtare në Francë është e përqendruar në çështjet e identitetit kombëtar dhe Islamit, me të djathtën ekstreme të Le Pen që po rrit pjesën e saj të votave. Pas lajmit, Këshilli Musliman Francez lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar qeverinë që të mos shënjestronte zgjedhjet e myslimanëve. Ai tha se shteti "mbi të gjitha nuk duhet të ushqejë urrejtje të përgjithshëm ndaj myslimanëve në Francë"./ZËRI