
FRANCË- Senatori i Loire-Atlantique, Joël Guerriau, është arrestuar këtë të enjte nga Policia pasi akuzohet se ka droguar një deputete me qëllim që të abuzonte seksualisht me të. Raportohet se kjo masë erdhi pasi deputetja e paditi tek autoritetet.
Në dëshminë e saj ajo ka thënë se është ndjerë keq pasi kishte pirë një pije natën e të martës në shtëpinë e senatorit. Dyshja nuk kanë pasur lidhje intime me njëri-tjetrin.
Hetimet konfirmuan versionin e deputetes, emri i të cilës nuk është bërë me dije. Sipas Prokurorisë në trupin e saj u gjetën gjurmë ekstazie. Hetimet, në këtë fazë që janë nuk kërkojnë heqjen e imutitetit ndaj Guerriau.
Ekstazi u gjetën dhe në zyrën e senatorit, por dhe në shtëpinë e tij. Me profesion bankier, i zgjedhur në Asamblenë e Lartë që nga viti 2011, Joël Guerriau është sekretar i Senatit dhe nënkryetar i komisionit për punët e jashtme, mbrojtjen dhe forcat e armatosura./Zëri.ai