Bota

"Skandali Epstein 'godet' Britaninë, jo SHBA-në", analiza nga CNN: Starmer në rrezik, Trump "i paprekur"

Presidenti i SHBA-ve është përmendur rreth 1 mijë herë në dosjen e Epstein, e megjithatë, sipas një anilze të CNN, Donald Trump, del pothuajse 'i paprekur'.

zh.ll
"Skandali Epstein 'godet' Britaninë, jo SHBA-në",
donald trump-jeffrey epstein-Keir Starmer

SHBA- Mbi 3 milionë faqe të dosjes së Jefrrey Epstein kanë shkaktuar bujë të madhe dhe stuhi politike, jo vetëm në SHBA, por pothuajse në mbarë botën, për shkak të përfshirjes së gjerë të figurave të njohura në këtë çështje. Presidenti i SHBA-ve është përmendur rreth 1 mijë herë në dosjen e Epstein, e megjithatë, sipas një analize të CNN, Donald Trump, del pothuajse 'i paprekur'.

Sipas CNN, Kryeministri britanik Keir Starmer nuk ka pasur kurrë lidhje personale me Jeffrey Epstein, por është në rrezik të madh të humbasë punën për shkak të tij. Ndërsa, Presidenti Donald Trump, emri i të cilit shfaqet në disa dosje hetimore rreth financierit të turpëruar - nuk ka shqetësime të tilla.

Zemërimi publik për lidhjet me Epstein është aq i mprehtë në Mbretërinë e Bashkuar saqë Mbreti Charles III ia ka hequr vëllait të tij dhe mikut të Epstein, ish-Princit Andreë, titujt mbretërorë dhe e ka detyruar të largohet nga shtëpiza e tij në pronën e Kështjellës ëindsor.

Por, ku qëndron problemi te Starmer? Ai ndodhet nën presion ekstrem për shkak të emërimit të Peter Mandelson si ambasador në SHBA, pavarësisht njohjeve të tij me financierin e dënuar për krime seksuale. Starmer u përpoq të sqaronte deklaratën e tij të mëparshme në parlament të mërkurën se ai dinte për miqësinë midis ish-ministrit të kabinetit Peter Mandelson dhe Epstein - por prapëseprapë e bëri atë ambasador në Uashington.

Sipas dosjeve të reja, Mandelson mund të ketë ndarë informacione konfidenciale me Epstein gjatë krizës financiare të vitit 2008. Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha postet dhe po hetohet penalisht. Starmer ka kërkuar falje publike personave të prekur nga Epstein dhe ka pranuar se gaboi duke i besuar Mandelsonit, por revolta brenda Partisë Laburiste ka vënë në pikëpyetje vazhdimin e mandatit të tij.

Por, me Trump nuk po ndodh e njëjta gjë...Deri më tani, ngjarjet e fundit rreth Epstein nuk kanë pasur ndonjë ndikim ekzistencial tek Trump. Presidenti nuk është akuzuar për ndonjë krim edhe nëse marrëdhënia e tij e kaluar me Epstein ngre dyshime në lidhje me zgjedhjen e miqve të tij. 

Trump duket pothuajse imun ndaj dëmtimeve politike në çështjen e karakterit në këtë pikë. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se nuk do të ketë ndjekje të reja penale, ndërsa Trump ka bërë thirrje që vendi “të ecë përpara”.

Analistët theksojnë se ndryshimi qëndron te sistemi politik: në Britani, institucionet e llogaridhënies dhe presioni parlamentar funksionojnë më fort, ndërsa në SHBA Trump mban kontroll të madh mbi Departamentin e Drejtësisë dhe Kongresin republikan.

Shtatë vite pas vdekjes së tij, skandali Epstein që tronditi elitën botërore nuk është shuar. Përkundrazi, vazhdon të ketë ndikim global, duke tronditur politikën britanike dhe duke thelluar krizën e udhëheqjes për Keir Starmer, ndërsa në Uashington mbetet kryesisht pa pasoja politike./ZËRI

Poll

MOS HUMB