
SHBA-Kamala Harris është përpara Donald Trump, 44 me 42 për qind të votave. Kështu thotë një sondazh i fundit i përgatitur nga “Reuters” dhe kompania IPSOS, i publikuar nga faqen e internetit të agjencisë së lajmeve.
Anketa është kryer mes votuesve të regjistruar dhe ka një marzh gabimi prej 3 për qind. Ky është sondazhi i parë pas tërheqjes së Joe Biden. Ndërkohë, në një garë treshe, Harris udhëheq me 42 për qind të votave kundrejt 38% të miliarderit dhe 8 për qind të Robert F. Kennedy.
Sipas njoftimeve Harris tani ka mbështetjen e 1,976 delegatëve që i duhen për të fituar që në raundin e parë të votimit brenda partisë që do mbahet në 19 gusht, duke konsoliduar pozitat si kandidatja demokrate që do zëvendësojë Presidentin Biden.
Trump dhe aleatët e tij janë përpjekur ta lidhin Harris me disa nga politikat më jopopullore të Biden, duke përfshirë trajtimin e administratës së tij ndaj rritjes së emigrantëve në kufirin jugor me Meksikën. Trump shprehu besimin në aftësinë e tij për të mposhtur Harris, duke vënë në dukje se kandidimi i saj i mëparshëm presidencial në 2020 nuk mbijetoi as deri në garën e parë të nominimit mbarëkombëtar./ZËRI