Bota

Sot, afati i fundit! Mblidhet për here të 53 Kuvendi i Kosovës

Seanca pritet të nisë në orën 14:00, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut deri më 8 gusht.

F.m
Sot, afati i fundit! Mblidhet për here të 53 Kuvendi i Kosovës
Foto Ilustruese

KOSOVË- Sot është afati i fundit për deputetët e zgjedhur të Kosovës që të shkojnë sot në Kuvend në përpjekjen e radhës, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca pritet të nisë në orën 14:00, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut deri më 8 gusht.

Sipas mediave vendase, Kuvendi, sipas kësaj mase të përkohshme, do të konsumojë ditët e mbetura të afatit 30-ditor, por nuk do të mund të marrin asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, por partitë tjera politike, nuk pajtohen për emrin e propozuar të Albulena Haxhiut, ose për mënyrën e ndryshimit të votimit për të, nga të hapur në të fshehtë. LVV, Guxo e Alternativa në seancat e deritanishme kanë dështuar të sigurojnë votat për kryetar të Kuvendit.

Poll

MOS HUMB