KOSOVË- Sot, Kosova ndodhet në ditë zie kombëtare për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta të enjten në moshën 90-vjeçare.
Presidentja në Detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, e shpalli të premten ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë për të shprehur respektin dhe mirënjohjen institucionale ndaj njërit prej personaliteteve më të shquara të kulturës dhe mendimit shqiptar.
“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, shkruan Haxhiu.
Paraditen e sotme, Kosova nisi derimet shtetërore në kujtim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja. Nën përkujdesjen e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, sot në ambientet e Kuvendit të Republikës po mbahen homazhe dhe është hapur zyrtarisht libri i zisë.
Homazhet në hollin e Kuvendit do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Ndërkohë që familja e Qosjes, siç ishte dëshira e fundit e të ndjerit nuk mori pjesë në këtë organizim.
Akdemiku Rexhep Qosja ndërroi jetë djë në moshën 89-vjeçare.
Rexhep Qosja ishte shkrimtar, historian i letërsisë, profesor universiteti dhe akademik. Përveç veprimtarisë akademike, Qosja njihej edhe si një nga zërat më të fortë dhe shpesh polemikë në debatet publike shqiptare. Ai ka trajtuar çështje që lidhen me identitetin kombëtar, historinë, kulturën dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri.