Bota

Sot voton diaspora, nesër KOSOVA sërish para kutive për herë të katërt brenda vitit

Nga 77,086 votuesit jashtë Kosovës, të drejtë vote në këto përfaqësi diplomatike kanë vetëm 19,187 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht dhe kanë përzgjedhur votimin fizik.

F.I

Sot voton diaspora, nesër KOSOVA sërish para kutive për herë

KOSOVË-Sot po zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme në 29 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të botës. Procesi u hap në ora 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Kosovës në Stamboll, e cila u bë përfaqësia e parë diplomatike që hap dyert për votim. Në këtë përfaqësi janë janë të regjistruar 116 votues. 

Pas Turqisë, votimi do të vazhdojë në 15 shtete të Evropës, ku janë të regjistruar gjithsej 17 mijë e 761 votues, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Belgjikën, Norvegjinë, Austrinë, Suedinë, Slloveninë, Danimarkën, Italinë, Kroacinë, Holandën, Republikën Çeke dhe Hungarinë.

Në fund, procesi i votimit do të zhvillohet edhe në kontinentin amerikan, për 1 mijë e 310 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Nga 77,086 votuesit jashtë Kosovës, të drejtë vote në këto përfaqësi diplomatike kanë vetëm 19,187 shtetas të Kosovës, të cilët janë regjistruar paraprakisht dhe kanë përzgjedhur votimin fizik. Shumica e votuesve nga diaspora janë regjistruar për votim me postë.

Vota e diasporës ka shënuar rritje të vazhdueshme në zgjedhjet e fundit dhe konsiderohet gjithnjë e më vendimtare për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndërkohë të dielën e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë për herë të katërt brenda vitit. Viti 2025 nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe do të mbyllet me votimin e 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të shtunën në mëngjes ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Republikës së Kosovës. 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë janë në garë për ulëse në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, prej të cilave 8 janë subjekte shqiptare me 624 kandidatë, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve pakicë që garojnë për 20 ulëse të garantuara.

Poll

MOS HUMB