Bota

Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Zv kryeministri i Kosovës, Besnik Bislmi tha se tashmë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe drejt Spanjës.

D.XH
Spanja njeh pasaportat e Kosovës
Spanja njeh pasaportat e Kosoves

PRISHTINË – Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka njoftuar se Spanja i është shtuar listës së vendeve, që njeh pasaportat e Kosovës. Ai tha se tani qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza drejt shtetit spanjoll.

Bislimi deklaroi se Drejtoria e Përgjithshme për Migrim dhe Punët e Brendshme të Bashkimit Evropian (DF Home) ka njoftuar se Spanja njeh pasaportat e Kosovës. “Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti. Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Zëvendëskryeministri më tej ka shkruar se do të vijohet puna, në mënyrë që të ketë lajme të mira, që ndikojnë pozitivisht tek qytetarët e Republikës së Kosovës.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, e cila vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Liberalizimi i vizave për Kosovën nisi më 1 janar 2024./ZËRI/

Poll

MOS HUMB