
BRITANI E MADHE- Marrëveshja Britani-BE është një "fitore për të dyja palët ", thotë kryeministri Keir Starmer pasi njoftoi një marrëveshje të gjerë mbi ushqimin, peshkimin, mbrojtjen dhe kontrollet e pasaportave.
Kryeministri thotë se pushuesit britanikë do të jenë në gjendje të përdorin e-Gates kur udhëtojnë nëpër BE, duke i dhënë fund "radhëve të frikshme në kontrollin kufitar".
Për peshkimin, një marrëveshje e re e mban status quo-në aktuale duke u dhënë anijeve të BE-së akses të vazhdueshëm në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 2038.
Udhëheqësja konservatore Kemi Badenoch thotë se u “shqetësua” nga seria e marrëveshjeve dhe akuzon kryeministrin se po i “shet”peshkatarët.
Sipas marrëveshjes, do të ketë gjithashtu kontrolle të reduktuara mbi ushqimet dhe pijet që Mbretëria e Bashkuar tregton me bllokun, dhe një pakt i ri sigurie do t'i lejojë Britanisë të ketë akses në fondet e BE-së për zhvillimin e mbrojtjes.