
BRUKSEL- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me tensionet në Kosovë. Sipas tij, NATO është e alarmuar nga situata e tensionuar në Ballkanin Perëndimor.
“Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh,”- tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg për "WELT AM SONNTAG" disa ditë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Po ashtu, shtoi: Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet.
Dy javë më parë, një trupë serve e armatosur sulmoi policët në Kosovë, ku u vra Afrim Bunjaku.
"Serbia dhe Kosova, me shumicë shqiptare, duhet t'i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet,"- ka kërkuar Stoltenberg.
Si përgjigje ndaj trazirave në Veri të kosovës, Britania e Madhe rriti forcën paqeruajtëse të KFOR-it, e cila udhëhiqet nga NATO që nga viti 1999. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç./Zëri.ai