Bota

Teherani e konfirmon: Kemi arritur marrëveshje për zgjedhjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit

Edhe pse emri nuk është bërë ende i ditur, dyshohet se Mojtaba, djali i Ajatollah Ali Khameneit është përzgjedhur për të qenë lideri i ri Suprem i Iranit.

I.F
Teherani e konfirmon: Kemi arritur marrëveshje për zgjedhjen e
Mojtaba Khamenei

TEHERAN- Asambleja e Ekspertëve të Iranit ka arritur marrëveshjen se kush do të zgjidhet si udhëheqësi i ri i vendit pas vrasjes së Ali Khameneit. Lajmi u bë i ditur nga Ajatollah Mohammad-Mahdi Mirbagheri, një anëtar i këtij organi për agjencinë e lajmeve Fars. Ai deklaroi se anëtarët bënë përpjekje të mëdha për të përcaktuar udhëheqësin dhe ranë dakord për një mendim vendimtar dhe unanim.

Në një intervistë tjetër me agjencinë e lajmeve Fars, Hojjatoleslam Jafari, përfaqësuesi i Zanjanit në Asamblenë e Ekspertëve, tha se shpresonte që populli iranian të jetë i kënaqur sa më shpejt të jetë e mundur.

"Vonesa në zgjedhjen e udhëheqësit të tretë është e hidhur dhe e padëshiruar për të gjithë, dhe nuk ka alternativë, kështu që nuk duhet të kemi mendime të këqija për përfaqësuesit tanë në këtë moment të vështirë", ka thënë ai.

Sipas Kushtetutës iraniane, Asambleja e Ekspertëve, aktualisht me 88 anëtarë, është e ngarkuar me zgjedhjen e një udhëheqësi të ri suprem pas mandatit gati 37-vjeçar të Khameneit, i cili u vra në një sulm amerikan në Teheran më 28 shkurt. Ajatollah Mohsen Heidari Alekasir, një tjetër anëtar i Asamblesë, tha se kandidati u zgjodh bazuar në këshillën e Ali Khameneit, i cili thoshte se udhëheqësi iranian do të duhej të "urrehej nga armiku".

"Edhe Satani i Madh (SHBA) e përmendi emrin e tij", tha Heidari Alekasir.

Ditë më parë, Trump e quajti djalin e Khameneit, Mojtaba, një zgjedhje "të papranueshme". Edhe pse emri nuk është bërë ende i ditur, dyshohet se Mojtaba, djali i Ajatollah Ali Khameneit është përzgjedhur për të qenë lideri i ri Suprem i Iranit./ZËRI

Poll

MOS HUMB