Bota

Tërhiqet Macron: Franca nuk çon trupa në Ukrainë

Presidenti francez deklaroi se nuk e përjashton një mundësi të tillë.

a.l
Tërhiqet Macron: Franca nuk çon trupa në Ukrainë
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është tërhequr nga deklarata e thënë pak ditë më parë dhe bën me dije se nuk ka asnjë plan për të dërguar trupa në Ukrainë. 

Në një intervistë për gazetën çeke Pravo Macron vlerësoi reagimin ndërkombëtar ndaj deklaratës të tij në lidhje me mundësinë e vendosjes së forcave ushtarake në Ukrainë. Presidenti francez deklaroi se nuk e përjashton një mundësi të tillë.

“Kjo nuk do të thotë se ne po shqyrtojmë dërgimin e trupave franceze në Ukrainë në të ardhmen e afërt, por do të thotë se kemi filluar një diskutim dhe po shqyrtojmë gjithçka që mund të bëhet për të mbështetur Ukrainën, veçanërisht në territorin ukrainas”, tha Macron.

Deklarata e presidentit francez u pasua me reagime nga ndërkombëtarët dhe aleatët perëndimorë duke nisur nga SHBA dhe Gjermania që kundërshtuan menjëherë mundësinë e dërgimit të trupave nga vendet e NATO apo BE në Ukrainë. Rusia reagoi po ashtu pas deklaratës së Presidentit francez, me Kremlinin që theksoi se nëse në Ukrainë do të luftojnë ushtarë nga vendet e NATO-s kjo do të përkthehej në luftë të drejtpërdrejtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB