Bota

"The Guardian: Si agjentët e infiltruar shkatërruan dhjetra jetë grash dhe vajzash, lindën fëmijë dhe i braktisën

"The Guardian" zbuloi sesi gratë dhe vajzat janë mashtruar prej tyre për më shumë se 3 dekada. 4 nga personat e infiltruar kanë sjellë në jetë fëmijë me këto gra.

k.m.
"The Guardian: Si agjentët e infiltruar shkatërruan dhjetra
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Të paktën 25 oficerë policie që u infiltruan në grupe politike krijuan marrëdhënie me persona të thjeshtë pa ua zbulua identitetin e tyre të fshehtë. "The Guardian" zbuloi sesi gratë dhe vajzat janë mashtruar prej tyre për më shumë se 3 dekada. 4 nga personat e infiltruar kanë sjellë në jetë fëmijë me këto gra.

Një grua, e identifikuar me pseudonimin "Jacqui", tha se i ishte shkatërruar jeta kur zbuloi rastësisht se babai i djalit të saj ishte një oficer i infiltruar më shumë se 20 vjet pas lindjes së djalit të tyre. Oficeri, Bob Lambert, i braktisi ata kur djali ishte i mitur, duke e gënjyer se i duhet të ikte jashtë vendit për t'i shpëtuar arrestimit nga Policia.

Helen Steel ishte në të 20-at e saj dhe thellësisht e dashuruar me një burrë që i tha asaj se "do të donte të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij" me të. Ajo dhe John Barker sapo ishin zhvendosur në një apartament të ri dhe do të bënin shëtitje të gjata në fshat, ku shpresonin të blinin një vilë duke përdorur paratë që ai kishte trashëguar.

"The Guardian: Si agjentët e infiltruar shkatërruan dhjetra
Helen Steel

“Nuk e kisha ndjerë kurrë më parë këtë intensitet dashurie për dikë. Edhe pse kishim disa debate të vogla… John dhe unë ishim jashtëzakonisht të lumtur”.

Një ditë ai e befasoi duke i sugjeruar se donte fëmijë me të.

"Unë u befasova pak dhe e pyeta se sa kishte në mendje,"-thotë ajo, ndërsa ai iu përgjigj: Gjashtë!

Por e gjitha ishte një gënjeshtër – madje edhe emri i tij. Në realitet ai ishte një oficer policie i infiltruar që ishte dërguar për të spiunuar atë dhe aleatët e saj politikë. Asokohe, ajo ishte një aktiviste e drejtësisë sociale dhe mjedisore, dhe një nga të pandehurit në rastin e famshëm McLibel.

1 Bob Lambert / 'Bob Robinson'

"The Guardian: Si agjentët e infiltruar shkatërruan dhjetra

Bob Lambert kishte marrëdhënie seksuale me katër gra pa u thënë atyre se ishte i martuar dhe një oficer i infilruar. Ai lindi një djalë me një grua të njohur si Jacqui dhe i braktisi kur fëmija ishte foshnjë. Më shumë se dy dekada më vonë, Jacqui zbuloi se ai kishte qenë një spiun policie kur, rastësisht, ajo lexoi një histori për të në media. Belinda Harvey kishte një lidhje 18-mujore me Lambert pa e ditur identitetin e tij të vërtetë.

2. Jim Boyling / 'Jim Sutton'

"The Guardian: Si agjentët e infiltruar shkatërruan dhjetra

Jim Boyling kishte dy fëmijë me një aktiviste, Rosa, të cilën e takoi në vitin 1999. Ai u zhduk dhe u rishfaq në vitin 2001, në atë moment ai i tha asaj se kishte qenë një oficer i inflirtruar. 

3. 'Alan Bond'

Një tjetër oficer i fshehtë ka akuzuar "Alan Bond" se ka lindur një fëmijë me një aktiviste. Oficeri pretendoi se edhe kolegët e tjerë dinin për fëmijën. Bond e mohon pretendimin.

4. Mark Kennedy / 'Mark Stone'

"The Guardian: Si agjentët e infiltruar shkatërruan dhjetra

Nuk dihet se sa gra ka mashtruar Kennedy në marrëdhënie seksuale – totali ka të ngjarë të jetë numër dyshifror. Kennedy kishte një lidhje 6-vjeçare me Lisa Jones, një aktiviste e drejtësisë sociale. Jones zbuloi identitetin e tij të vërtetë në vitin 2010 përmes punës së saj detektive. Një tjetër aktiviste, Kate ëilson, u mashtrua nga Kennedy në një lidhje 2-vjeçare.

Gra të tjera kishin marrëdhënie intime që zgjatën deri në 6 vjet me burra që kurrë nuk ia treguan identitetin e tyre të vërtetë, por që në fakt ishin dërguar me mision për t'i spiunuar ato dhe miqtë e tyre. Ato pa e ditur ndanë jetën e tyre më intime me spiunët. Kur zbuluan të vërtetën, ato u shkatërruan dhe treguan se ishin të traumatizuara dhe të paafta për të krijuar përsëri marrëdhënie intime të besueshme me një person tjetër.

Shkalla e mashtrimit është zbuluar pasi ITV filloi të transmetojë një serial mbi atë që është bërë i njohur si skandali i "policëve spiun". Seriali – i realizuar në bashkëpunim me The Guardian – tregon sesi 5 gra bashkuan të dhëna të ndryshme për të ekspozuar identitetin e vërtetë të ish të dashurit të tyre. Gratë kërkuan arkiva dhe madje udhëtuan jashtë vendit për të demaskuar burrat pasi ata u zhdukën papritur nga jeta e tyre.

Marrëdhëniet filluan në vitet 1970 dhe vazhduan deri në vitin 2010. Shumë nga identitetet e spiunëve të policisë mbeten sekrete, që do të thotë se ekziston një numër i panjohur grash ende nuk e dinë se janë mashtruar. Oficerët zakonisht shpenzonin katër vjet duke u shtirur si aktivistë ndërkohë që depërtonin në grupe politike, duke u miqësuar me njerëz me pushtet që të grumbullonin informacione rreth protestave të tyre.

Ata grumbullonin në mënyrë rutinore sasi të mëdha informacioni për jetën personale të aktivistëve politikë, si psh. planet e tyre të pushimeve, seksualitetin dhe llogaritë bankare./ZËRI

Poll

MOS HUMB